Tripleta po ‘troket’ në derën e Barcelonës

Tripleta po ‘troket’ në derën e Barcelonës

Barcelona po kalon nëpër një sezon fantastik.
Barcelona është shumë afër që ta fitojë tripletën, gjersa janë gjashtë ndeshje larg.

Skuadra katalonase do të përballet me Valencian në Kupën e Mbretit, gjersa janë dy ndeshje larg trofeut të La Liga-së.

Barcelona në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Liverpoolin, ndërsa nëse kalon në finale, do ta pret fituesin e përballjes, Ajax – Tottenham.

Katalonasit janë favorit në të gjitha këto përballje, gjersa shpresojnë që ta fitojnë tripletën në këtë sezon.

Nëse Barcelona e fiton tripletën në këtë sezon, atëherë padyshim që Leo Messi do ta fitojë Topin e Artë, gjersa po prinë edhe për Këpucën e Artë, ku i ka 33 gola deri më tani të shënuar, e që në garë e rivalizon Kylian Mbappe me 30 sosh. /Lajmi.net

 

COMMENTS