Tre të plagosurit në Hallaq të Lipjanit në gjendje kritike

Tre të plagosurit në Hallaq të Lipjanit në gjendje kritike

Në mjekim intensiv po vazhdojnë të qëndrojnë tre nga gjashtë të plagosurit e një ditë më parë, në fshatin Hallaq të madh të Lipjanit.

Sipas stafit mjekësor, gjendja e tyre është kritike dhe të njëjtit po trajtohen në klinikën Interne.

Njëri nuk u mbijetojë plagëve.

E tre persona të tjerë, po vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Ata po trajtohen në QKUK, ndërsa janë në mjekim intenziv.

Këto janë pasojat e një përleshje të armatoaur që ndodhi mes dy familjeve të premten në mëngjes, në fshatin Hallaq të madh të Lipjanit.

Në hapësirën e QKUK-së, edhe këtë të shtune u panë zyrtarët policor.

Madje të njejtit po ruanin edhe për së afërmi të plagosurit.

Deri më tani nuk dihen motivet që shtynë deri në këtë përleshje me armë, ani pse dy familjet janë fqinj nga fshati Ribar i Madh.

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar tetë persona të përfshirë në këtë rast.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19