Tre skenarë të rrezikshëm për Kosovën në negociatat me Serbinë

Tre skenarë të rrezikshëm për Kosovën në negociatat me Serbinë

Profesori universitar dhe njëkohësisht analist politik Milazim Krasniqi në një intervistë për “Zërin” ka renditur korrigjimin e kufijve, autonominë e komunave serbe dhe izolimin e Kosovës si tre skenarët e rrezikshëm, që e presin Kosovën në tryezën e bisedimeve me Serbinë.

Korrigjimi i kufijve, autonomia e komunave serbe dhe izolimi i tërësishëm i Kosovës janë tri opsionet që e presin Kosovën në kuadër të bisedimeve me Serbinë. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” njohësi i çështjeve politike dhe njëkohësisht profesor universitar Milazim Krasniqi, i cili ka theksuar se Kosova duhet të zgjedhë opsionin që është më pak i keq se tjetri.

Sipas Krasniqit, qeveria e re, e cila duhet të udhëhiqet nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, me të marrë mandatin do të gjendet përballë presioneve të mëdha ndërkombëtare për gjetjen e një epilogu të marrëveshjes finale me shtetin serb. Në anën tjetër Krasniqi ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, të cilat kanë qenë të pritshme, për shkak të situatës së krijuar në vend viteve të fundit.

 

COMMENTS