Tre nxënës theren me thikë në Prishtinë

Tre nxënës theren me thikë në Prishtinë

Tre nxënës janë therur me thikë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Rreth orës 16:00, në një shkollë në lagjen Emshir në Prishtinë, janë therur me thikë tre nxënës.

Kjo është bërë e ditur edhe nga Policia e Kosovës.

Siç bën të ditur policia, dy nxënës janë të moshës 17-vjeçare ndërkaq një është 16-vjeçar.

Policia është në kërkim të të dyshuarve.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Sot rreth orës 16:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Jugu si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Në këtë rast  janë lënduar tre persona :

o       A. A, mashkull , 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

o       Sh. B, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o       Sh. A, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët  (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në për trajtim mjekësor .

Në kuadër të veprimeve të saj, policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj policia ka arritur të identifikoj tre persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre. /Lajmi.net

 

COMMENTS