Trajneri Lemmens e akuzon Real Madridin se s’po e trajton mirë Courtoisin

Trajneri Lemmens e akuzon Real Madridin se s’po e trajton mirë Courtoisin

Real Madridi duhet ta trajtojë ndryshe Thibaut Courtois, nëse do që të marrë më të mirën prej tij.

Kështu mendon trajneri i portierëve të kombëtares së Belgjikës, Erwin Lemmens.

Courtois u zëvendësua ndeshjen e Champions-it, të martën, kundër Club Brugge, kur të tijtë ishin në disavantazhin 0-2 në atë moment. 27-vjeçari ishte pa dyshim fajtor për golin e minutës së nëntë, të shënuar nga Bonaventure.

Zëvendësimi u sqarua nga Zinedine Zidane, por Lemmens akuzon Real Madridin se ka dështuar të marrë maksimumin nga një portier, që më parë kishte shkëlqyer për Atletico Madrid dhe Chelsea.

Duke krahasuar problemet e bashkatdhetarit të tij në “Santiago Bernabeu” me rënien në formë të David de Gea te Manchester United, Lemmens tha për “Marca”: “Real Madridi duhet ta trajtojë ndryshe. Ai është një djalë i veçantë. Nuk është aspak e pazakontë që gjithmonë demonstron nivelin më të lartë te Belgjika, ndërsa në klub vuan sindromën “De Gea”. Nëse “Bernabeu” vërshëllen, atëherë duhet të shikoni ekipin në tërësi, jo vetëm portierin. Thibaut është një portier i shkëlqyer dhe do të përpiqet ta bëjë Real Madridin përsëri të lumtur“.

 

COMMENTS