Trajneri i PSG-së: Mbappe ka mundur t’i shënojë shtatë gola

Trajneri i PSG-së: Mbappe ka mundur t’i shënojë shtatë gola

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel ka thënë se Kylian Mbappe ka mundur t’i shënojë shtatë gola pas shkëlqimit të tij ndaj Lyonit mbrëmë, ku i shënoi plot katër gola.

Në fitoren 5-0 të PSG-së, e cila ishte e nënta me radhë në Ligue 1, Mbappe i shënoi katër prej tyre, njërën e shëno Neymari nga Pika e bardhë, transmeton Gazeta Express.

“Ai punoi shumë për ekipin në sulm dhe në mbrojtje. Ai i shëno katër gola, por ka mundur t’i realizoj pesë, gjashtë ose shtatë”.

“Jam shumë i kënaqur sepse ai nuk e ka humbur vetëbesimin, ai ka qenë fantastik. Me Neymarin ata ishin të rrezikshëm gjatë gjithë kohës”.

I pyetur se dyshja Mbappe-Neymar është më e mira në botë, ai u përgjigj kështu: “Po njëra ndër më të mirat, por mos e harroni Edinson Cavanin ose Angel Di Marian, ose lojtarët e tjerë”. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS