Torreira është gati për aventurën e tij në Arsenal

Torreira është gati për aventurën e tij në Arsenal

Babai i Lucas Torreiras ka treguar se kampi i djalit të tij ishin “të frikësuar” për lëvizjen e uruguaianit nga Sampdoria në Arsenal

Lucas Torreira do të përgatit për jetë në Premier Ligë kur transferi i tij “i frikshëm” në Arsenal do të kompletohet, gjithmonë sipas babait të tij.

Goal ka shkruar se Gunners do të nënshkruajnë me Torreiran menjëherë pasi që aventura e Uruguait në Botëror të përfundoi, e ku ata kanë arritur në çerekfinale dhe te premten takohen me Francën.

Kishte dyshime për aftësite fizike të Torreiras që dallojnë shumë me Serie A, por babai i tij Ricardo ka thënë se tashmë Arsenali ka hartuar një program që do e ndihmojë atë të adaptohet në Angli, transmeton GazetaExpress.

“Do të këtë njerëz që do ta shoqërojnë atë aty”, ka thënë ai për Teledoce.

“Ai nuk do të jetë vetëm. Është një ndryshim i madh të shkosh në Angli por ne nuk dëshirojmë të mendojmë tani sepse ne jemi të frikësuar. E vërteta është ta mësosh gjuhën, adaptimi në kulturën dhe në shoqërinë e Londrës dhe në të njëjtën kohë mos ti humbet zakonet tona”.

“Por një program i tërë është hartuar që ta bëj gati Lucasin”, ka thënë ai.

Uruguai përballet të premten kundër Francës në çerekfinale të Botërorit.

 

COMMENTS