Tifozi i Liverpool blen veturë 35 euro dhe ia mësyn Madridit për finalen e madhe

Tifozi i Liverpool blen veturë 35 euro dhe ia mësyn Madridit për finalen e madhe

Një tifoz i Liverpool ka zgjedhur një mënyrë shumë interesante për të udhëtuar drejt Madridit, për ta parë nga afër finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Tifozi ka blerë një veturë e cila kushton 40 funte, dhe është nisur me të për në Madrid, duke preferuar këtë zgjedhje më shumë se 800 funtet e fluturimit.

“Shikova Online dhe biletat ishin me çmime marramendëse, kështu që telefonova vëllanë tim dhe e pyeta se cila është vetura më e lirë që mund të marrim. Kur më tregoi, i thash paguaje dhe pastaj të shpjegoj” ka thënë Simon.

Ai pagoi për një veturë të markës ‘Skoda’ e cila është shumë e vjetër, por mjaftueshëm për Simon që të niset drejt Madrid.

Shikoni më poshtë fotografitë e udhëtimit të tij. /Lajmi.net/

 

COMMENTS