Tifozët e Lazios përleshen me policinë para finales së kupës

Tifozët e Lazios përleshen me policinë para finales së kupës

Trazira të mëdha janë shkaktuar nga përleshjet mes tifozëve të Lazios dhe policisë para finales së Kupës së Italisë.

Me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës luhet finalja e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Lazios.

Sportmediasset raporton se pak orë para kësaj finale, ka pasur përplasje mes tifozëve të Lazios dhe policisë, përcjell ‘lajmi.net’.

Forcat policore në këtë përplasje kanë përdoruar gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët dhe grupet e formuara.

Disa fotografi nga këto trazira mund t’i shikoni në pjesën e mëposhtme.

      

 

COMMENTS