Tifozët anglezë me plis të bardhë në kokë këndojnë nëpër rrugët e Prishtinës: “Serbinë e rrahin kudo që shkon!”

Tifozët anglezë me plis të bardhë në kokë këndojnë nëpër rrugët e Prishtinës: “Serbinë e rrahin kudo që shkon!”

Tifozët anglezë, bashkë me ata kosovarë – janë duke krijuar atmosferë fantastike në Prishtinë.

Pak para ndeshjes në ‘Fadil Vokrri’ mes Kosovës dhe Anglisë, tifozët janë duke kënduar nëpër rrugët e Prishtinës.

“Serbinë e rrahin kudo që shkon”, ishin fjalët e tifozëve të Anglisë, ashtu si mbrëmë nëpër kafene të Prishtinës.

 

Kosova dhe Anglia do t’i përmbyllin eliminatoret për ‘Euro 2020’ me ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku është premtuar një atmosferë e veçantë nga ‘Dardanët’.

Fatkeqësisht, pas humbjes nga Çekia 2-1, për Kosovën kjo sfidë vlen vetëm për statistika, derisa Anglia tashmë është kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, ‘Dardanët’ kanë një tjetër mundësi për të preku ëndrrën Evropiane, përmes Ligës së Kombeve, kjo bën që sonte, entuziazmi të vazhdojë të jetë i madh, pasi ëndrra e shqiptarëve vazhdon dhe ka mundësi të bëhet realitet. /Gazeta Express

 

COMMENTS