Thyhet rekordi i shpejtësisë, Bugatti Chiron ia shkel 490.5 km/h

Thyhet rekordi i shpejtësisë, Bugatti Chiron ia shkel 490.5 km/h

Bugatti Chiron tashmë është zyrtarisht vetura më e shpejtë në botë. Vozitësi Andy Wallace nga kanali “Top Gear” me këtë veturë e arriti shpejtësinë prej 490.5 kilometrash në orë në pistën “Ehra-Lessien” në Gjermani.

Rekordi i shpejtësisë u vërtetua edhe nga Shoqata për Inspektime Teknike e Gjermanisë. Kështu, Bugatti Chiron bëhet vetura e parë që e tejkalon kufirin prej 300 miljesh në orë apo 482 kilometrash në orë.

Për arritjen e këtij rekordi, vetura është ndërtuar me aerodinamikë të veçantë. Kjo veturë është më e ulët se Bugatti-t tjerë dhe është 25.5 centimetra më e gjatë.

Bugatti Chiron ka motor me vëllim 8.0 litra, 16-cilindërsh dhe me katër turbo, i cili prodhon 1600 kuaj fuqi.

Prodhuesi i gomave, Michelin, ka prodhuar goma të veçanta për këtë veturë, të cilat quhen “Pilot Sport Cup 2”, të cilat mund të sillen deri 4100 herë në minutë.

Ato madje u janë nënshtruar kontrollit me rreze X për t’u siguruar se nuk kanë asnjë lëshim apo ndonjë milimetër devijim nga forma e përkryer rrumbullake, shkruan “Cnet”

 

COMMENTS