Thyen rekord 21 vjeçarja, viziton 196 shtetet e botës

Thyen rekord 21 vjeçarja, viziton 196 shtetet e botës

Është vetëm 21 vjeçe, por tashmë e ka kompletuar xhiron rreth globit si turiste.

Kemi të bëjmë me një rekord botëror të arritur nga Lexie Alford.

21 vjeçarja nga Kalifornia, në datën 31 maj ka vizituar edhe shtetin e fundit që i mungonte në apel, pikërisht Korenë e Veriut.

E në këtë mënyrë Alford u bë vajza me moshën më të re që ka vizituar 196 vende në të gjithë botën.

Ajo theu rekordin e mbajtur deri tani nga britaniku James Asquith që pati lëvizur në të gjitha vendet e globit pa mbushur 24 vjeç.

E reja amerikane i ka dokumentuar në Instagram të gjitha vizitat si turiste në mbarë botën duke hedhur foto të ndryshme.

 

COMMENTS