Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet 54-vjeçari

Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar, me inicialet Sh.M. është arrestuar, pasi i njëjti mbrëmë rreth orës 23:00 ka sulmuar me thikë një 51-vjeçar me inicialet E. Xh në Vushtrri.

I lënduari në këtë rast pas tretmanit fillestar në Emergjencën në Vushtrri, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj, Policia thekson se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

Këtij të fundit me urdhër të prokurorit të Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i është iniciuar rasti “vrasje në tentativë”.

 

COMMENTS