Theret me thikë një person në Prizren

Theret me thikë një person në Prizren

Një person është therur me thikë në rrugën “Hafiz Ismajl Haki”, në Prizren.
Qendra emergjente në Prizren ka raportuar në polici se në tretman mjekësor gjendej një person i therur me thikë në gjoks.

Njësitet policore kanë kontaktuar me viktimën mashkull K-Shqiptar, ku sipas tij pas një mosmarrëveshje dy persona të panjohur e kanë sulmuar me thikë.

“Qendra emergjente ka raportuar në polici se në tretman mjekësor gjendej një person i therur me thikë në gjoks. Njësitet policore kanë kontaktuar me viktimën mashkull K-Shqiptar, ku sipas tij pas një mosmarrëveshje dy persona të panjohur e kanë sulmuar me thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar”. /Lajmi.net

 

COMMENTS