Tërmete të forta ‘pushtojnë’ botën, tronditen disa vende

Tërmete të forta ‘pushtojnë’ botën, tronditen disa vende

Një tërmet me magnitudë 4.4 Rihter tronditi Rodos dhe bregdetin turk në orën 12:06 pas mesnatës. Lëkundjet u regjistruan në zonën detare midis Rodosit dhe bregdetit turk.

Instituti Gjeodezik i Athinës fillimisht tha se magnituda e tërmetit ishte 4,6 Rihter, por më pas e korrigjoi atë, duke njoftuar se tërmeti ishte 4.4 në shkallën Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte vendosur 50 kilometra në lindje të Rodos, me një thellësi prej 4.5 kilometrash.

Gjithashtu një tjetër tërmet i fortë u ndje në Italinë e jugut në orën 04:32. Tërmei ishte 4.6 Rihter, me thellësi 11 km dhe 348 km larg Romës.

 

COMMENTS