Të shtëna në një xhami në Oslo, ka të plagosur

Të shtëna në një xhami në Oslo, ka të plagosur

Një person është plagosur në një xhami në periferi të Oslos dhe sipas policisë i dyshuari është arrestuar.

Të shtënat ndodhën në orët e para të 11 gushtit në qendrën islamike al-Noor në qytetin Baerum, në periferi të Oslo në Norvegji. Policia tha se nuk kishte asnjë indikacion se ishin përfshirë më shumë njerëz.

Viktima ishte një anëtar 75-vjeçar i kongregacionit, tha drejtori i xhamisë Irfan Mushtaq. “Burri mbante dy armë, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai theu derën prej qelqi dhe qëlloi”, tha ai. “Një person është qëlluar.

Nuk dihet ende gjendja e viktimës. Një i dyshuar është arrestuar. Policia po punon në atë vend”, tha policia e Oslos në “Twitter”.

Ata thanë se nuk kishin asnjë informacion në lidhje me të dyshuarin, përveç se ai ishte përshkruar si “i bardhë”

 

COMMENTS