Të shtëna me armë në Australi, ka edhe viktima

Të shtëna me armë në Australi, ka edhe viktima

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klub nate në Melbourne të Australisë.
Si pasojë e sulmit me armë zjarri pranë një klubi të natës në Melbourne të Australisë, një roje sigurimi ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Ky incident u zhvillua rreth orës 3:20 të mëngjesit në lagjen e argëtimit që ndodhet në periferi të qytetit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Duket se arma është shtënë nga makina në drejtim të turmës që qëndronte jashtë klubit të natës”, ka thënë inspektori Andrew Stamper.

Ndërsa një zëdhënëse e Policisë ka thënë se ende nuk ka dëshmi se sulmi i kryer ka të bëjë me terrorizmin.

Deri më tani asnjë person nuk është arrestuar dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e këtij rasti.

 

COMMENTS