Të gjithë sot te Mogherini

Të gjithë sot te Mogherini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli e Dardan Gashi do të takohen sot në Bruksel me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini

Krerët institucionalë të Kosovës do të takohen me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinin, me të cilën do të diskutojnë për çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë, për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.

Këtë gjë e ka konfirmuar për “Zërin” Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ky takim është duke u bërë për të treguar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.

 

COMMENTS