Takimi i parë Mustafa – Kurti pas rënies së Qeverisë, a do të merren vesh për koalicion parazgjedhor?

Takimi i parë Mustafa – Kurti pas rënies së Qeverisë, a do të merren vesh për koalicion parazgjedhor?

Në kohën kur po flitet për shpërndarje të Kuvendit e zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK-ja dhe Vetëvendosja janë duke dhënë edhe shenjat e para për një bashkëpunim parazgjedhor. Sot në takim janë parë krerët e dy partive, Isa Mustafa e Albin Kurti, në një prej restoranteve të Prishtinës.

Pas gjendjes së krijuar në vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, në Kosovë ende nuk dihet nëse do të ketë zgjedhje ose jo.

Teksa më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit, ka parti që ende nuk kanë dorëzuar nënshkrime.

Foto nga takimi

Ndërkohë, LDK-ja dhe Vetëvendosja ka kohë që kanë filluar bashkëpunimin për rrëzimin e Qeverisë e edhe takime për koalicione të mundshme.

Në këto çaste, një takim po mbahet mes dy liderëve të këtyre partive, në një nga restorantet e kryeqytetit.

Mediat nuk janë lejuar, por pritet të kuptohet pas takimit nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë.

Këtë takim e pati konfirmuar në një intervistë për emisionin Pressing në T7 edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.

 

COMMENTS