Superkompjuteri parashikon fituesin dhe tabelën e Premierligës për sezonin e ardhshëm

Superkompjuteri parashikon fituesin dhe tabelën e Premierligës për sezonin e ardhshëm

Pasi u publikua orari i ndeshjeve për sezonin 2019/2020 të Premierligës, superkompjuteri i SportNation.Bet ka parashikuar se Manchester City do të jetë sërish kampion i Anglisë, por e ka parashikuar edhe tabelën e plotë të kësaj lige.

Klubet e Premierligës sot e mësuan se në cilat data do të luajnë kundër të cilave skuadrave gjatë sezonit 2019/20.

Liverpooli do ta nisë sezonin më 9 gusht në shtëpi kundër Norwich Cityt. Hera e fundit që ata e kishin nisur sezonin kundër kësaj skuadre, në fund ishin shpallur kampionë.

Kampioni Manchester City do të udhëtojë në West Ham për xhiron e parë dhe superkompjuteri ka parashikuar se skuadra e Pep Guardiola do të shpallet kampione e Premierligës për të tretin sezon radhazi.

Kjo do të jetë tabela në fund të sezonit 2019/20 të Premierligës, sipas SportNation.Bet:

1. Manchester City

2. Liverpool

3. Tottenham

4. Chelsea

5. Manchester United

6. Arsenal

7. Wolves

8. Newcastle

9. Everton

10. Leicester City

11. West Ham

12. Watford

13. Southampton

14. Crystal Palace

15. Bournemouth

16. Aston Villa

17. Brighton

18. Burnley

19. Norwich City

20. Sheffield United

 

COMMENTS