Një super bashkëpunim do t’i shtohet rep skenës kosovare.
Getoar Selimi ka bashkuar forcat me Dj Blunt dhe Real 1, ndërsa pjesë e projektit do të jetë edhe anëtari tjetër i “Baba Records”, Onati.
Projekti tashmë është finalizuar dhe sipas paralajmërimit të Ghetto Geasyt në rrjetet sociale, ai do të publikohet nesër me datë 25 tetor rreth orës 15:00.
Kënga vjen pas një sezone shumë të suksesshme të artistëve në verë me hite e koncerte të panumërta.
Duke ditur suksesin e reperëve që janë bërë bashkë prurjet për këtë këngë janë shumë të mëdha nga ana e publikut.
Kënga vjen edhe me videoklip, skena nga i cili janë zbuluar në rrjetet sociale./GazetaExpress
COMMENTS