Sulmohet Policia Kufitare e Kosovës në Leposaviq

Sulmohet Policia Kufitare e Kosovës në Leposaviq

Një automjet-kombi tentuar të shtypë me veturë zyrtarë policorë të Policisë Kufitare të Kosovës në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Zyra për Media e Policisë së Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se rreth orës 19:40 ka ndodhur një rast “sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe përdorim i armës zyrtare”.

“Rasti ka ndodhur përderisa njesia patrulluese kufitare në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit ka tentuar të ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë, mirëpo i njëjti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, duke tentuar që t’i godasë me automjet zyrtarët policor të cilët ishin në detyrë. Duke parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën zyrtare. Nuk raportohet për persona të lënduar për derisa veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”, thonë nga ZIMP

 

COMMENTS