Sulm vetëvrasës në Somali, vriten guvernatori dhe tri truprojat e tij

Sulm vetëvrasës në Somali, vriten guvernatori dhe tri truprojat e tij

Guvernatori i rajonit Mudug dhe tri truprojat e tij janë vrarë në një shpërthim vetëvrasës me veturë bombë. Përgjegjësinë për këtë sulm e mori grupi “Al Shabaab”.

“Një veturë bombë e ka goditur veturën e guvernatorit. Guvernatori Ahmed Muse Nur dhe tri truprojat e tij vdiqën”, tha zyrtari policor, Mohammed Osman.

“Ne qëndrojmë prapa shpërthimit. Ishte një sulm vetëvrasës me veturë bombë. Ne i vramë guvernatorin Mudug dhe tri truprojat e tij”, tha zëdhënësi i operacioneve ushtarake të grupit “Al Shabaab”, Abdiasis Abu Musab.

Grupi famëkeq është duke luftuar me vitet të tëra për ta rrëzuar nga pushteti qeverinë e Somalisë që mbështetet nga Perëndimi dhe shpesh kryen sulme me bomba në Somali dhe në disa vende të tjera të këtij rajoni.

Ky grup synon që ta ketë pushtetin e vet në Bririn e Afrikës sipas interpretimit të prerë të ligjit të Sheriatit, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19