Studimi i fundit: Sapuni “vret” me sukses koronavirusin

Studimi i fundit: Sapuni “vret” me sukses koronavirusin

Struktura molekulare e sapunit është në gjendje të vrasë me sukses pjesëzat e koronavirusit sipas disa studimeve të ndryshme shkencore mes të cilave dhe ai i Qendrës për kontrollin e sëmundjeve në Tajvan.

Molekulat e sapunit të cilat janë të krijuara nga një kokë hidrofile, e cila tërhiqet nga uji, dhe nga një bisht hidrofobik që lidhet me lëngun, arrijnë të sulmojnë veshjen e jashtme të koronavirusit.

Covid 19 është një virus që përshkohet nga struktura të tjera që i japin dhe pamjen tipike të kurorës dhe është i veshur nga një shtresë e dyfishtë. I përbërë nga dy unaza kokash hidrofile që rrethojnë bishtat hidrofobikë.

Molekulat e sapunit destabilizojnë virusin sepse arrijnë të depërtojnë në shtresën e dyfishtë. Duke i ndarë dhe i futur në disa bulëza dhe duke shkatërruar membranën. Molekulat e sapunit ndërpresin dhe lidhjen që kanë së bashku elementet përbërëse të Covid-19.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19