Sportingu lëndoi dy lojtarë të Arsenalit, merr barazim në Emirates

Sportingu lëndoi dy lojtarë të Arsenalit, merr barazim në Emirates

Arsenali ka vazhduar serinë pa humbje që nga muaji shtator derisa sonte e priti Sportingun në Emirates Stadium për ndeshjen e katër të Europa Ligë në kuadër te Grupit E. Sportingu në këtë ndeshje luajti shumë ashpër saqë lëndoi dy lojtarë të Arsenalit, (Welbeck dhe Liststenier) dhe një lojtar u ndëshkua me të kuq, ish mbrojtësi i Barcelonës, Matthiue

Pjesa e parë ishte një pjesë shumë e mirë për Arsenalin të cilët e dominuan atë që nga fillimi i saj.

Por, kjo ndeshje u karakterizua edhe më shumë ndërhyrje, sidomos nga lojtarët e Sportingut.

Në minutën e 29’të, Danny Welbeck detyrohet që të del nga ndeshja për shkak të një lëndimi të tmerrshëm që mori.

Ky lëndim i demoralizoi në njëfarë forme lojtarët e Arsenalit, edhe pse Aubameyang pati disa raste të mira për shënim gjatë kësaj pjese sidomos në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Arsenali prapë vazhdoi që të sulmoi.

Raste për të shënuar gol patën Smith-Rowe, Aubameyang por edhe Mkhitaryan por që nuk arritën që ti finalizojnë ato.

Për me keq, Arsenali mbeti edhe pa një lojtar në minutën e 75 pasi që u lëndua edhe veterani Lischsteiner.

Se Sportingu luajti ashpër në këtë lojë erdhi edhe të ndëshkimi me të kuq i Mathiue në minutën e 87’të te ndeshjes.

Por, në minutat e fundit Arsenali nuk arriti që të ndryshoi lojën dhe rezultati mbeti 0-0.

Pavarësisht kësaj, Arsenali mbetet në vendin e parë të Grupi E më 10 pikë, kurse Sporting mbetet më 3 më pak.

 

 

COMMENTS