Spitali i Pejës del me raport për rastin e vdekjes së 6-vjeçarit

Spitali i Pejës del me raport për rastin e vdekjes së 6-vjeçarit

Udhëheqësit e Spitalit Rajonal të Pejës ka përmbledhur një raport me të gjeturat e spitalit në rastin e gjashtëvjeçarit me inicialet A.B. i cili pas trajtimeve që mori këtu, u nis për QKUK, ku edhe vdiq javën e kaluar.

Sipas këtij raporti, pacienti është paraqitur në Klinikën pediatrie me datën 16 prill, në ora 00:00 me temperaturë 38.

Mjeku Pediatër e ka diagnostikuar me bajame të skuqura dhe “Zjarmi me origjinë të panjohur”. Për këtë, i është përshkruar terapia dhe është liruar për në shtëpi.

14 orë pas kësaj vizite, fëmija është ri sjellë në spital, por në repartin e infektives me përcjellje dhe me vetëdije jo të plotë. Pas vizitës nga infektologu, fëmijës i janë bërë analizat të cilat kanë treguar se ai ka Meningjit.

Në raport thuhet se fëmijës i është ofruar terapi intensive. Më pas gjashtëvjeçari ka pasur kriza epileptike për të cilat ka pranuar terapi antikonvulzive, Phenobarbiton dhe diazepam.

Nga ora 16:00 deri në orën 18:00, fëmija nuk ka qenë në gjendje për tu transportuar, këtë vlerësime ka dhënë anesteziologu dhe infektologu. Pas stabilizimit të gjendjes, pacienti është nisur për në QKUK në Klinikën infektive.

Ky raport hedh poshtë pretendimet e familjarëve se kanë pritur rreth dy orë për shofer të autoambulancës për ta nisur vogëlushin për në QKUK.

Raporti thotë se vetura ka qenë e gatshme për tu nisur menjëherë por kanë pritur 10 minuta deri sa i është stabilizuar gjendja pacientit pasi kishte kriza epileptike. Për këtë, spitali thotë se ka dëshmi raportin e Protokollit të mirëmbajtjes së kujdestarisë, i cili mirëmbahet nga tekniku krye-kujdestar, për çka i është marrë deklaratë me shkrim edhe vozitësit.

Fare në fund, stafi që ka hartuar këtë raport, i përbërë nga te Drejtorit Ekzekutiv, Drejtorit infermieror, Shefit te repartit Infektiv,Shefit të repartit Pediatrik, mjekut pediatër , kryeinfermieres kujdestare dhe deklaratave te mjekut Infektolog , shefit të shërbimit teknik , Infermieres në detyrë dhe vozitësit te autoambulancës, familjarët nuk kanë paraqitur asnjë ankesë me gojë e as me shkrim për trajtimin e vogëlushit në këtë spital.

 

COMMENTS