Sot dalin në shitje biletat për Kosovë-Angli, vetëm 5% prej kërkuesve mund të sigurojë biletë

Sot dalin në shitje biletat për Kosovë-Angli, vetëm 5% prej kërkuesve mund të sigurojë biletë

Biletat për ndeshjen përfundimtare të Kosovës kundër Anglisë në fushatën e saj të parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm, do të dalin në shitje online sot pasdite. Por, vetëm një përqindje shumë e vogël e kërkuesve do të mundë t’ia dalin të sigurojë biletë.

Tiks.app, kompania e cila e menaxhon shitjen e bileta online, ka njoftuar se ato do të dalin në shitje në orën 16:00, si dhe ka paralajmëruar se përafërsisht vetëm 5.5% të aplikuesve do të mundë të sigurojë biletë për shkak të kërkesave tejet të larta.

Kosova e mirëpret Anglinë të dielën në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, në ndeshjen e saj përmbyllëse në Grupin A kualifikues për Euro 2020, e cila pritet të jetë si një finale për verdhekaltrit në përpjekje për ta arritur pjesëmarrjen e ëndërruar në këtë garë.

Por paraprakisht, Kombëtarja dardane të enjten do të udhëtojë drejt Plzen për t’u përballur me Republikën e Çekisë në një duel të cilin duhet ta fitojë patjetër për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në ndeshjen e fundit kundër anglezëve.

Tiks.app njoftoi dje se biletat për ndeshjen e shumëpritur me Anglinë do të dalin në shitje sot në orën 16:00.

“Ju rikujtojmë se biletat online dalin në shitje nesër nga ora 16:00”, thuhet fillimisht në njoftim.

Kjo kompani ka treguar edhe njëherë se kërkesat për biletë janë enorme, prandaj ka shpjeguar se si pasojë vetëm 5.5% të kërkuesve arrijnë të sigurojnë biletë.

“Kërkesa për biletat e ndeshjeve të Kosovës është shumë e madhe. Statistikisht, vetëm 5.5% të kërkesave online arrijnë të sigurojnë biletë”, ka shkruar Tiks.app në Facebook. /Gazeta Express/

 

COMMENTS