Sonte superndeshja Milan – Juventus, formacionet e mundshme

Sonte superndeshja Milan – Juventus, formacionet e mundshme

Milani dhe Juventusit do ta përmbyllin xhiron e 12-të në Serie A sonte prej orës 20:30 në “San Siro”.

Juventusi nuk ka asnjë humbje në këtë stinor, dhe skuadra e Gennaro Gattusos kërkon që t’ia shkaktojë të parën sonte, shkruan Gazeta Express.

Milani ka tre fitore radhazi dhe dëshiron që të vazhdojë me këtë ritëm në mënyrë që të qëndrojë në zonën e Ligës së Kampionëve, që është prioriteti kryesor për këtë stinor.

Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante pasi Higuain do të luajë kundër Juventusit, që erdhi gjatë verës si i huazuar në anën tjetër nuk është e sigurt nëse do të luajë nga fillimi ish-kapiteni i Milanit që u largua gjatë verës, Leonardo Bonucci.

Cristiano Ronaldo i ka 666 gola në karrierë, mirëpo asnjëherë nuk ka shënuar gol në stadiumin “San Siro”.

Në nëntë takimet e fundit mes tyre, Juventusi ka 7 fitore, kurse Milani dy. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS