Smakiqi: Ligj i veçantë për pagen bazë/minimale!

Smakiqi: Ligj i veçantë për pagen bazë/minimale!

Nga: Xhevdet Smakiqi

-Në pagën minimale +250 euro të përfshihet sigurimi shendetësor i mbuluar nga punëdhënesi modaliteti te gjindet.

– Me masa tejet rigoroze te eleminohen rastet kur puntoret punojnë pa kontratë me shkrim, ashtuqe sanksioni te jetë qe nëse vertetohen raste bizneset si punëdhënës te ju revokohet automatikisht licenca dhe te çregjistrohen nga ARBK-ja te mbyllen.

Se pari si politikë ishte premtim elektoral i programit te #NISMA Kryetarit te saj Fatmir Limaj qe paga minimale te ngritet në 250 euro pasiqe nuk ishte levizur nga viti 2006 si duket.

Ministri i MPMS Z.Skender Reçica e kishte inicuar me kohë proceduralishtë duke ri aktivizuar Këshillin Tripartitë Ekonimik Social- KES–in.

Partneret e koaliconit resepktivisht Ministri i Financave e kishte kundërshtuar( shih debatet nga mbledhjet e Qeverise gjatë vitit 2018)

Te gjitha veprimet dhe ligjet forcohen apo liberalizohen karrshi rrethanave mentalititetit e veçanarisht pasojave dhe dëmeve qe shkaktohen.

Qeveria duke parë pasojat qe janë shëndërruar ne dukuri vdekja në vendin e punes obligohet te veproi me urgjencë.

Vdekjet nuk janë partiake ato shkaktojnë dhimbje dhe pasoja te gjithë shoqërisë shtetit punëdhënseve dhe punëmarrësve.

Rasti Mitrovicës ka treguar se pa nderhyrje me ligj dhe zbatim rigoroz vajtimi politikë është lot krokodili.

Ligj i veçantë për pagen bazë/minimale!-Në pagën minimale +250 euro të përfshihet sigurimi shendetësor i mbuluar nga…

Posted by Xhevdet Smakiqi on Tuesday, April 23, 2019

 

 

COMMENTS