S’ka sanksione nga Trump për Turqinë e Erdoganit

S’ka sanksione nga Trump për Turqinë e Erdoganit

Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk po shikojnë në drejtim të vendosjes së sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se veprimi i Ankarasë e bën të pamundur pjesëmarrjen e saj në programin e aeroplanëve luftarak amerikan F-35.

Menjëherë pas deklaratës së presidentit Trump, u shënua rritje e vlerës së monedhës turke.

Shtetet e Bashkuara kishin kundërshtuar pandërprerë planet e Turqisë, për blerjen e sistemit mbrojtës nga Rusia.

Uashingtoni ka thënë se ky sistem paraqet rrezik për aeroplanët luftarakë amerikanë.

Por, Ankaraja vazhdoi me planet e saj, dhe tashmë një pjesë e këtij sistemi ka arritur nga Rusia në Turqi, përcjell REL.

Disa ditë më parë, presidenti Trump, e fajësoi paraardhësin e tij, Barack Obama, për shkak të ngecjeve për të furnizuar Turqinë me sistemin amerikan të mbrojtjes raketore të quajtur “Patriot”.

 

COMMENTS