Simeone ‘zbulon’ skuadrën e re të Griezmann

Simeone ‘zbulon’ skuadrën e re të Griezmann

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka lënë të kuptohet se Antoine Griezmann do t’i bashkohet Barcelonës.

Ylli francez gjatë javës ka njoftuar se i ka kërkuar Atletico Madridit t’i lejohet largimi në afatin kalimtar të verës.

Është Barcelona skuadra favorite për të transferuar Griezmann, dhe sipas deklaratave të Simeone, në ‘Camp Nou’ do të jetë e ardhja e kampionit të botës me Francës.

Në konferencën e fundit për shtyp, Simeone është pyetur pse lojtarët po largohen nga Atletico në drejtim të skuadrave të tjera edhe për një pagë të njëjtë, ai më përgjigjen e tij, ka lënë të kuptohet se Griezmann do t’iu bashkohet kampionëve të Spanjës.

“Për shkakun se ata gjithmonë janë në kërkim të ekipeve shumë të rëndësishme si Bayern Munich për Lucas, (Griezmann) ndoshta Barcelona, dhe ato janë skuadra më të mira se ne”.

 

 

COMMENTS