Si pritet të jenë temperaturat në Kosovë javën e ardhshme

Si pritet të jenë temperaturat në Kosovë javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur temperaturat për ditët në vijim mbi vendin tonë.

Sipas IMHK-së fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë Ballkanin do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë javës së ardhshme, duke krijuar kushte edhe për një valë të nxehtit Afrikan.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësojë një mot të qetë dhe me diell. Derisa nesër temperaturat maksimale do të arrijnë deri 29 gradë Celsius.

Java tjetër parashihet të regjistroj vlera të maksimaleve mbi 30 gradë Celsius, por jo edhe të larta siç ishin në ketë javë që po e kalojmë.

Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë për shkak të kthjellimeve dhe vlerave të larta të maksimaleve, kështu që kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për shtresën e popullatës që kanë ankesa nga sëmundjet e ndryshme kronike dhe kontakti direkt me diellin, nga ora 10-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.

 

COMMENTS