Shteti i Bavarisë krijon policinë e tij kufitare

Shteti i Bavarisë krijon policinë e tij kufitare

Sheti jugor i Gjermanisë, Bavaria do të krijojë rojen e saj kufitare pas një votimi të zhvilluar sot në parlamentin rajonal.

Ky ligj u mbështet nga 90 deputetë, që parashikon krijimin e forcave kufitare për këtë shtet, ndërsa 62 votuan kundër kësaj mase.

Pushteti që do të ketë forca e re policore kufitare do të përcaktohet këtë javë në një marrëveshje mes shtetit të Bavarisë dhe qeverisë federale në Berlin.

Megjithatë, roja e re kufitare do të fillojë punën e saj në fillim të këtij muaji me 500 oficerë që do të zhvillojnë kontrolle në kufij, përcjell Atsh.

Synimi është që të rritet numri i oficerëve në 1 000 deri në vitin 2023.

 

COMMENTS