“Shpërthen” Instagrami i Anës pas largimit nga Përputhen

“Shpërthen” Instagrami i Anës pas largimit nga Përputhen

Ana, një prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen”, e ka braktisur të premten emisionin, meqenëse nuk iu mundësua nga produksioni që ta lexonte një letër, të cilën ia kishte kushtuar Fatjonit, një prej djemve me të cilin kishte dal në takime e për të cilin duket se tashmë kishte filluar të kishte ndjenja.

Duke dalë nga studio, ajo e goditi edhe me shuplakë Fatjonin dhe u largua nga studiot ku zhvillohet emisioni, duke mos pranuar të flasë me askënd nga produksioni, shkruan Express.

I gjithë ky veprim i Anës erdhi pas takimit të Fatjonit me pjesëmarrësen tjetër në këtë emision, Melisën, me të cilën Fatjoni ledhatohej gjatë gjithë takimit. Nga ky veprim i tij, ajo u shfaq e prekur dhe e lënduar.

Por, largimit nga emisioni, ajo duket se ia ka parë “hairin”. Në llogarinë e saj në Instagram, është shtuar dukshëm numri i ndjekësve.

Aktualisht ajo ndiqet nga 304 mijë persona, duke u bërë protagonistja më e ndjekur e këtij emisioni. Ajo ka kaluar me ndjekës edhe Shqipe Hysenajn, e cila bëri bujë pas përjashtimit të saj nga emisioni.

Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim nga Ana lidhur me këtë rast dhe ende nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë të jetë pjesë e këtij emisioni./Gazeta Express

 

COMMENTS