Shpërthen gypi i ujësjellësit, vërshohet sheshi i Prishtinës [Video]

Shpërthen gypi i ujësjellësit, vërshohet sheshi i Prishtinës [Video]

Pamjet që do t’i shihni përmes kësaj video nuk janë përmbytje të shiut pasi momentalisht moti që po mban në Prishtinë është i ngrohtë. Pranë shtatores së Zahir Pajazitit ka shpërthyer një gyp i ujit duke bërë që një pjesë e sheshit të mbulohet me ujë.

Zëdhënsja e ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se në një banesë ka shpërthyer një gyp 63 milimetra dhe ekipi shumë shpejt do të sanojë problemin.

Shikoni këto pamje:

 

COMMENTS