Shkon në mbi 17 mijë numri global i viktimave të koronavirusit

Shkon në mbi 17 mijë numri global i viktimave të koronavirusit

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën e ka kaluar shifrën 17 mijë, ndërsa gati 400 mijë janë infektuar.

Përpos tyre, më shumë se 100 mijë njerëz të infektuar tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

Vendet më të prekura janë Kina, Italia, Irani, Spanja, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe Franca, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Italia e ka numrin më të madh të personave të vdekur me mbi 6000 njerëz, ndërsa Kina është e para me më së shumti të infektuar.

Gjermania po dallohet nga vendet e tjera me shkallën e ulët të vdekshmërisë në raport me shifrën e të infektuarve, ndërsa Spanja po shënon rritje të madhe të numrit të viktimave.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Spanjë u shënuan 514 viktima, vetëm rreth 90 më pak se në Itali të hënën.

 

COMMENTS