Shkencëtarët, parashikime shqetësuese mbi klimën

Shkencëtarët, parashikime shqetësuese mbi klimën

Ngrohja globale pritet të jetë më e theksuar nga sa pritej, me temperatura që rriten me 7 gradë në vitin 2100, paralajmëruan shkencëtarët francezë, duke paraqitur modele të reja klimatike shumë shqetësuese.

Në rastin më pesimist, bazuar në rritjen e shpejtë ekonomike, e mbajtur nga karburante fosile, rritja mesatare globale e temperaturës arriti nga 6,5 në 7 gradë celsius në 2100. Në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Ekspertëve për Klimën, në vitin 2014, situata e rastit më të keq ishte + 4.8 gradë celsius, në krahasim me periudhën paraindustriale.

Në rastin më optimist, bazuar në një bashkëpunim të fortë ndërkombëtar dhe me përparësinë e një zhvillimi të qëndrueshëm, temperaturat do të qëndrojnë pak nën objektivin +2 gradë.

Ky skenar nënkupton pakësimin e menjëhershëm të emetimeve të dyoksidit të karbonit, neutralizimin global të karbonit në vitin 2060 dhe kapjen e dyoksidit të karbonit në atmosferë nga 10 deri në 15 miliardë tonë në vit, në vitin 2100, gjë që teknikisht është e pasigurt.

 

COMMENTS