Shitet ora më e shtrenjtë në botë – 25 milionë euro shkojnë për bamirësi

Shitet ora më e shtrenjtë në botë – 25 milionë euro shkojnë për bamirësi

Ora më e shtrenjtë në botë, një Patek Philippe, është shitur në Zvicër gjatë një ankandi bamirësie për 25 milionë euro.

“Patek Philippe Grandmaster Chime” pritej të shitej 2-3 milionë euro, por arriti që të thyente rekordin prej 14 milionë eurosh që mbahej nga një Rolex Daytona, që ishte në pronësi të Paul Newman.

Sipas Sabine Kegel, kreu i departamentit të ankandit Christie’s në Gjenevë, kjo orë bën “pothuajse gjithçka, përveç kafes”.

E gjithë shifra e fituar nga ora më e shtrenjtë në botë do të shkojë për bamirësi.

 

COMMENTS