Shifra rekorde të konfiskimit të drogës në Belgjikë

Shifra rekorde të konfiskimit të drogës në Belgjikë

Zyrtarët belgë të narkotikëve kapën një sasi rekord droge vitin e kaluar, sipas përllogaritjeve të Ministrisë belge të Doganave dhe Financave.

”Nivelet e kokainës së kapur janë rritur me 660% në pesë vitet e fundit”, njoftoi sot agjencia belge e lajmeve, Belga.

Në portin e Antverpës, i konsideruar më i madhi në Europë, hetuesit konfiskuan 61,8 tonë kokainë në 119 raste në vitin 2019 duke arritur një rritje prej 25% në krahasim me një vit më parë.

Dogana e këtij qyteti tashmë po bën skanimin 100 % të kontejnerëve që zbarkojnë në Antverpë.

Sipas autoriteteve, shumica e kokainës mbërrin nga Brazili, Ekuadori dhe Kolumbia.

 

COMMENTS