Shfaqet Messi pas ‘bombës’ për largimin e mundshëm nga Barça, por me kë ishte?

Shfaqet Messi pas ‘bombës’ për largimin e mundshëm nga Barça, por me kë ishte?

Lionel Messi është shfaqur për herë të parë në publik që pas publikimit të lajmit se dëshiron të largohet nga Barcelona.

‘El Chiringuito de Jugones’, ka publikuar disa pamje të Leo Messit kur po largohej nga një restorant mbrëmjen e së mërkurës në Barcelonë.

Në shoqëri me të ishte njeriu të cilin Barça e ka injoruar shumë këto ditë dhe dëshiron ta largojë me çdo kusht, Luis Suarez – shoku më i mirë i argjentinasit.

 

Messi raportohet se i ka dërguar ‘burofax’ Barcelonës ku i ka kërkuar largimin e menjëhershëm nga klubi ku u rrit dhe fitoi gjithçka për shumë vite.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës dhe La Ligës, raportohet se e ka ndarë mendjen për t’u larguar pas turpërimit që ia shkaktoi Bayern Munich Barçës duke e mundur 8:2 në Ligën e Kampionëve disa ditë më parë.

Messi është shumë i zhgënjyer dhe i pakënaqur me drejtuesit e klubit dhe mendon se cikli i tij me Barcelonën ka përfunduar.

Mediat botërore janë duke raportuar se Manchester City mund të jetë destinacioni i mundshëm i 33-vjeçarit për shkak të prezencës së Pep Guardiolës, pasi vitin e kaluar, Leo kishte deklaruar “do të më pëlqente të punoj sërish me Guardiolën”.

Interi dhe Paris Saint Germaini gjithashtu janë opsione të mundshme për Leon, që është krye lajmë në gjitha mediat botërore.

 

COMMENTS