Sherifi propozon: Pozitë e opozitë të hartojnë një strategji nacionale se si do të zhvillohet arsimi në 5- 10 vitet e ardhshme

Sherifi propozon: Pozitë e opozitë të hartojnë një strategji nacionale se si do të zhvillohet arsimi në 5- 10 vitet e ardhshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka ngritur dilema nëse seanca e sotme plenare është thirrur për të debatuar për punën e ministrisë në këto dy vite, apo për të numëruar dështimet në sistemin e arsimit në 20-30 vitet e fundit.

Ka thënë se qeveria ka miratuar një plan për arsim dhe debati dhe se debate do të duhej të orientohej në atë se çka ka bërë ministri Bytyqi në këto dy vite.

Seanca, e sotme thotë Sherifi ka filluar dhe po përfundon me goditje të ulëta e pseudofakte dhe me grumbullim të dështimeve për 20 vite duke i përmendur në një seancë.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës ka propozuar hartimin e një strategjie nacionale si do të zhvillohej arsimi në të gjitha nivelet në pesë-dhjetë apo 15 vitet e ardhshme.

“Të bëjmë një strategji nacionale si do të zhvillohet arsimi në 5 -10 apo 15 vitet e ardhshme. Duke mos pasur drejtë asnjëra parti që vjen në qeveri të ndryshoj atë strategji dhe të fillojmë nga arsimi i ultë i mësim dhe i lartë. Ne si Nismë jemi gati të fillojmë një proces konsultimi e bashkëpunimi për këtë punë”, ka thënë ndër të tjera Sherifi.

Ka thënë se të gjithë bashkë duhet bëhen jo për ta depolitizuar arsimin, por për ta departizuar atë.

 

COMMENTS