Sherifi për sulmin ndaj gruas rome: Sa nuk është bërë vonë, të fillojë hartimi i ligjit për lajmet e rreme

Sherifi për sulmin ndaj gruas rome: Sa nuk është bërë vonë, të fillojë hartimi i ligjit për lajmet e rreme

“I rëndë, i tmerrshëm dhe i pa pranueshëm sulmi kriminal i sotëm mbi gruan rome, qoftë edhe i nxitur nga Eldoradoja e Klikimeve!”

Kështu e ka filluar shkrimin e tij shefi i deputetëve të NISMA’s, Bilall Sherifi i cili ka reaguar ndaj sulmit të gruas rome që iu bë gjatë ditës në qytetin e Ferizajt.

Sherifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se lajmi i rremë për një grua se po rrëmben fëmijë është tregues i asaj se qeveria së bashku me mediet serioze dhe shoqërinë civile, duhet të fillojnë punën për të hartuar ligjin kundër Lajmeve të Rreme!

Shkrimi i plotë:

I rëndë, i tmerrshëm dhe i pa pranueshëm sulmi kriminal i sotëm mbi gruan rome, qoftë edhe i nxitur nga Eldoradoja e Klikimeve!
E përhapën lajmin e rremë se një grua endet nëpër qytetet e Kosovës dhe kidnapon fëmijë! Mbani shënim, lajmi i rremë thotë se ajo ka dalë në aksion për të vjedhur FËMIJË!
Dhe çka prodhon zakonisht një lajm kaq i tmerrshëm? Natyrisht që ndjell frikë dhe urrejtje, dhe asgjë më pak. Përmes këtij lajmi, me apo pa qëllim, është mbjellë urrejtje dhe frikë … frikë se fëmiu i secilit mund të jetë viktimë e një kidnapuese që po endet lirë rrugëve të qyteteve të Kosovës!
E tërë kjo, jo në funksion të informimit të drejtë, por në funksion të klikimeve për përfitime personale materiale (totalisht indiferent për pasojat e mundshme)!
Kësaj i thonë situatë “win win” për përfituesit nga klikimet sepse dy herë nxjerrin fitime, së pari kur e prodhojnë Lajmin e Rremë dhe së dyti kur e shpërndajnë lajmin e vërtetë për krimin që ndodh si pasojë e Lajmit të Rremë. Dhe “Lose Lose” për klikuesit, për Kosovën, dhe shqiptarët në përgjithësi!
Kjo duhet të merr fund menjëherë. Dhe, sa nuk është bërë vonë, qeveria së bashku me mediet serioze dhe shoqërinë civile, duhet të fillojnë punën për të hartuar ligjin kundër Lajmeve të Rreme!
Në asnjë rast nuk ka justifikim për akte të tilla çnjerëzore, as edhe sikur të kishte dyshime të bazuara apo bindëse. Nuk i takon asnjë individi “të merr drejtësinë në dorë”. Prandaj edhe më urgjent, është trajtimi ligjor dhe i drejtë i këtij rasti nga organet e rendit!

 

COMMENTS