Sherifi: Kthimi i NISMA-s në PDK nuk është në rend dite

Sherifi: Kthimi i NISMA-s në PDK nuk është në rend dite

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kthimi i Nismës në Partinë Demokratike të Kosovës nuk është në rend ditë.

Ai ka thënë se tek Nisma po vijnë anëtarë nga PDK, por jo e kundërta.

Duke folur për përplasjet mes zyrtarëve të AAK-së dhe Nismës ka thënë se më së paku do të duhej të kishte goditje të ulëta nga AAK në drejtim të Nisma-s.

Më tutje, Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës ka thënë se Nisma e ka përkrahur Haradinajn për kryeministër që nga koha e VLAN-it.

 

COMMENTS