Sherifi konfirmon: Deputetët e Nismës votuan Ligjin që do të mundësonte mbështetjen e sportistëve

Sherifi konfirmon: Deputetët e Nismës votuan Ligjin që do të mundësonte mbështetjen e sportistëve

Mosmiratimi i Ligjit për Sponsorizime dhe Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave në seancën e mbajtur më 19 të këtij muaji, e që do të mundësonte mbështetjen e sportistëve ka bërë buje të madhe.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka publikuar listën e votimeve të deputetëve sa i përket Ligjit për Korporatat që ka të bëjë me mbështetjen e sportistëve.

Sherifi ka bërë me dije se pesë deputetët prezent të seancë të Nismës kanë votuar ‘për’, miratimin e këtij projektligji. Ai ka ftuar të gjithë deputetët që në seancën e ardhshme të votojnë në mbështetje të këtij ligji.

Postimi i plotë i Sherifit:

Në funksion të së vërtetës së plotë rreth votimit në Kuvend të Ligjit për Sponsorizime dhe Ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave në seancën e datës 19. 06. 2019 që do të mundësonte mbështetjen e sportistëve po e publikoj rezultatin e votimit.

Në votim morën pjesë vetëm 53 deputet gjë që pamundësoi kalimin e ligjit. Siç shihet nga lista e votimit, në seancë kanë qenë prezent 5 deputet të NISMËS Socialdemokrate dhe që të gjithë kanë votuar PËR! Ftojmë të gjithë deputetët që në seancën e ardhshme të votojnë në mbështetje të këtij ligji.

Në funksion të së vërtetës së plotë rreth votimit në Kuvend të Ligjit për Sponsorizime dhe Ligjit për Tatimin në të…

Posted by Bilall Sherifi on Monday, June 24, 2019

 

COMMENTS