Sherifi kërkon nga Qeveria të shuaj tri ministri dhe të krijojë një për Luginën e Preshevës

Sherifi kërkon nga Qeveria të shuaj tri ministri dhe të krijojë një për Luginën e Preshevës

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se kërkesa e Nismës që çështja e komunave të luginës të ngritët në nivel ministrie, nuk nënkupton të shtohet një e re, por përkundrazi, nëse duhet edhe le të hiqen tri ministri ekzistuese në funksion të themelimit të një ministrie, e cila do të merret ekskluzivisht me çështjen e shqiptarëve të këtyre komunave.

“Përveç kësaj duhet të ndahet buxhet për këto komuna nga të dy shtetet Shqipëria dhe Kosova sikur këto të ishin komuna qoftë të Shqipërisë qoftë të Kosovës. Ndryshe, pa këto veprime gjithçka do të mbetet në kuadër të fjalëve të thata”, ka thënë ndër të tjera Sherifi në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për Luginën e Preshevës.

 

COMMENTS