Sherifi: Jemi futur në listën e partive që kanë kaluar pragun zgjedhor

Sherifi: Jemi futur në listën e partive që kanë kaluar pragun zgjedhor

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Bilall Sherifi është shprehur i bindur se ky koalicion e ka kaluar pragun zgjedhor.

Ai ka thënë në Pressing të T7, se Nisma ka kaluar pragun dhe tani po pret që të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ-ja. “Qesh mirë kush qesh i fundit”, ka thënë Sherifi.

“Në momentin që po flasim, ne jemi futur në listën e partive që kanë kaluar pragun zgjedhor. Presim të kemi së paku shtatë mandate për deputetë”, ka thënë Sherifi.

Nisma kishte bërë ankesë për një gabim teknik gjatë numërimit, të cilën KQZ-ja e ka konfirmuar dhe tani është konfirmuar që do të rinumërohen edhe 303 vendvotime.

“Nuk po kuptoj se pse partitë tjera nuk po na përkrahin që të ketë rinumërim. Ka pasur problem me formularë në numërim dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka”, tha ai.

 

COMMENTS