Sherifi e quan Sali Zybën shpifës të çertifikuar dhe homologuar

Sherifi e quan Sali Zybën shpifës të çertifikuar dhe homologuar

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, e ka quajtur shpifës të certifikuar, deputetin e Vetëvendosjes, Sali Zyba. Ka thënë se analizat të cilat i ka bërë ai tregojnë se s’ka lidhje me këtë temë.

“Kodi i mirësjelljes edhe i deputetëve kërkon që këtu të flitet me fakte e prova dhe jo me perceptime. Kushtetua parasheh disa shkalle deri sa dikush të shpallet kriminel. Shpifja që bëri e bën shpifës të certifikuar. Sepse pa asnjë prove të thuash dike që ka përfitu e bën shpifës”, ka thënë ndër të tjera Sherifi në seancën e sotme plenare.

Ai ka thënë se kushdo që ka prova duhet t’i deponojë në Prokurori duke shtuar se në Kuvend duhet të ketë standard të etikës.

 

COMMENTS