Shefi i Kombeve të Bashkuara ‘i shokuar dhe i shqetësuar’ nga videoja seksuale në makinën e tyre në Izrael

Shefi i Kombeve të Bashkuara ‘i shokuar dhe i shqetësuar’ nga videoja seksuale në makinën e tyre në Izrael

Kombet e Bashkuara  shprehen të tronditur dhe të shqetësuar nga pamjet e një akti të dukshëm seksual në një nga makinat  zyrtare të tyre në Izrael, shkruan Gazeta Lajm.

Video tregon një grua me një fustan të kuq me një burrë në sediljen e pasme të një makine  4×4 të bardhë me shenjat e Kombeve të Bashkuara.

Videoja, e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, me sa duket u filmua në një rrugë kryesore në Tel Aviv.

Organizata e Kombeve të  Bashkuara tha që po hetonte incidentin dhe ishte afër identifikimit të individëve të parë në video, të cilët besohet të jenë anëtarë të stafit të një organizate paqeruajtëse në Izrael.

Një pasagjer mund të shihet i rrëzuar në pjesën e përparme, por shoferi nuk mund të shihet teksa makina lëviz larg.

Stéphane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të KB, António Guterres, e përshkroi sjelljen e parë në videon e 18 sekondave si “të neveritshme”.

Kjo lloj sjellje “shkon kundër gjithçkaje për të cilën ne jemi duke punuar për të arritur në drejtim të luftimit të sjelljeve të gabuara nga stafi i Kombeve të Bashkuara”, tha Dujarric për BBC transmeton lajm.net

Kur u pyet nëse akti seksual konsensual apo ishte përfshirë pagesa, Dujarric tha se këto pyetje ishin pjesë e hetimit në vazhdim.

Kombet e Bashkuara kanë politika të rrepta kundër sjelljes seksuale nga anëtarët e stafit të saj./GazetaLajm

UN Sex Scandal

 

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19