“SHBA e fokusuar në zhbllokimin e dialogut Kosovë – Serbi”

“SHBA e fokusuar në zhbllokimin e dialogut Kosovë – Serbi”

Drejtori i Qendrës për Politikën e Jashtme në Serbi, Dragan Gjukanoviq ka thënë se mesazhi i dhënë nga David Haley në Prishtinë ishte i qartë – taksa duhet të hiqet sa më shpejt dhe të përshpejtohet procesi i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.
“SHBA është e fokusuar që sa më shpejt ta zhbllokojë dialogun në mes Beogradit dhe Prishtinës për shkak se më shumë se tre muaj Prishtina po e mbanë të vendosur taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina, gjë kjo e cila nuk kontribuon në qetësimin e tensioneve”, është shprehur Gjukanoviq.

Ai ka shtuar se taksa po e rrezikon edhe partneritetin në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell lajmi.net.

“Shumë zyrtarë amerikanë kanë thënë se sa më shpejt të jetë e mundur duhet të hiqet taksa pasi e kërcënon partneritetin me autoritetet e Prishtinës”.

Sa i përket platformës për dialogun, Gjukanoviq ka thënë se ende nuk ka ndonjë reagim nga Brukseli zyrtar për miratimin e saj.

“Brukseli nuk ka dashur të komentojë platformën por unë mendoj se është shumë e orientuar për ta përshpejtuar procesin dialogues duke pas parasysh se në fund të majit pas zgjedhjeve evropiane edhe disa procese duhet të marrin fund”, ka deklaruar Gjukanoviq në televizionin serb.

Pritet që viti 2019 të jetë vendimtar për përfundimin e procesit të normalizim të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. /Lajmi.net

 

COMMENTS