Shala: Qëndrimet e NATO-s, të vlefshme për ne

Shala: Qëndrimet e NATO-s, të vlefshme për ne

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, ka thënë se mendimet e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, rreth themelimit të ushtrisë së Kosovës që i dha të mërkurën janë shumë të vlefshme për institucionet e Kosovës.
Megjithatë, ai tha se pritet të shihet se çfarë vendimi do të merret nga Qeveria për vënien ose jo në votim të projektligjeve më 14 dhjetor për misionin ushtarak të FSK-së.

Shala po ashtu ka deklaruar se jo vetëm tash por edhe në proceset e mëparshme kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Aleancën Veri-Atlantike.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se veprimet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës vijnë në një kohë të gabuar.

 

 

COMMENTS